Një 42-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij pas një konflikti të çastit në Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 në lagjen “Selam Musai” të qytetit. Pasi ka plagosur Floreta Nanajn për shkaqe që mbeten të paqarta, shtetasi me iniciale Lulzim Nanaj ka dëmtuar dhe veten.

Gruaja pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës, ndërsa 42-vjeçari ndodhet në spital.

Sipas dëshmive paraprake, mes çifti nuk ka pasur konflikte të mëparshme, ndërkohë që ka nisur puna nga grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel