Katastrofa hekurudhore e radhës në SHBA bën të evakuohet qyteza në Minnesota (fotot)

30/03/2023 17:43

Një tren mallrash i mbushur me etanol e shurup misri ka dalë nga binarët dhe ka marrë flakë sot në Minnesota, SHBA, duke detyruar që rezidentët pranë vendngjarjes së evakuojnë banesat, urdhëruan autoritetet.

Treni i linjav të transportit BNSF doli nga shinat pranë qytezës së Raymond, rreth 161 kilometra larg qendrës Minneapolis, mëngjesin e sotëm, në një incident po aq të rëndë e të ngjashëm me disa të tjerë javët e fundit në SHBA.

Zhvillimi vjen teksa vendi po fokusohej te siguria e hekurudhave pas aksidentit shkatërrimtar  të muajit të shkuar që ndoti me qindra ton kimikate qytezën East Palestine, në Ohio, pranë kufirit me Pennsilvaninë.

Atje rreth 5,000 rezidentë mbeten ende duke vuajtur efektet shëndetësore të djegies së kimikateve toksike, që zjarrfikësit lëshuan ‘per siguri’ në lumin që ushqen me ujë miliona njerëz në rajon.

Autoritetet thanë dje se 22 vagonë mallrash kishin dalë nga binarët ndërsa në një njoftim në Twitter thuhet se katër vagonë me lëndën e djegshme etanol kishin shpërthyer dhe ishin djegur, me flakët që vijonin deri mëngjesin e sotëm.

Foto e video nga vendngjarja tregonin rrënojat e vagonëve të përplasur ende në flakë.

“Kalimi kryesor në binarë është i bllokuar dhe nuk e dimë se kur do të rihapet linja, ndërsa shkaku i incidentit është nën hetim”, tha përfaqësuesja e hekurudhave Lena Kent.

Shtëpitë në një rreze prej 1 km ishin evakuar dhe rezidentët ishin strehuar në qytezën fqinje të Prinsburg.

Sekretari amerikan i transporteve Pete Buttigieg tha për rrjetin CNN se rreth 14 vagonë transportonin materiale të rrezikshme, një prej të cilëve ishte etanoli.

Në fillim të muajit një tjetër tren i linjave BNSF doli nga binarët në Uashington dhe derdhi 10 000 litra karburant pranë rezervatit ujor të Swinomish, pasi mjeti që duhet të ndalonte trenin të kalonte mbi një urë, nuk kishte funksionuar.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA