E arrestuan për spiunazh, Rusia “lojëra” amerikanëve: Shumë herët për të folur për shkëmbimin e të burgosurve me gazetarin

30/03/2023 14:21

Agjencia më e lartë e sigurisë në Rusi (FSB) deklaroi ditën e sotme se një gazetar i mediumit amerikan Wall Street Journal është arrestuar mbi dyshimet për spiunazh.

Asnjë dëshmi nuk është dhënë për këto pretendime, sidoqoftë zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka deklaruar se ishte shumë herët për të folur për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi zotin Ryabkov të thoshte se shkëmbime të tilla kishin ndodhur më parë për të dënuarit tashmë dhe se ishte e nevojshme të pritej për të parë se si do të zhvillohej historia me z. Evan Gershkovich.

Më herët, shërbimi rus i sigurisë FSB tha se kishte arrestuar reporterin, i cili punon për gazetën amerikane The Wall Street Journal, me dyshimin se kishte spiunuar për Uashingtonin – masa më serioze publike kundër një gazetari të huaj që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Wall Street Journal ka thënë se i mohon me forcë akuzat kundër tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA