Një 47-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në zonën e “Komunës së Parisit”.

Në pranga ra Artur Zhuleku, të cilët gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën dhe i sekuestruan 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Nga hetimet ka rezultuar se 47-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel