Po transportonte dhjetë emigrantë kundrejt fitimit, në pranga 42-vjeçari nga Kosova

29/03/2023 12:20

Një 42 vjeçar nga Kosova është vënë në pranga pasi po transportonte dhjetë emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

D. R., është kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, Gjirokastër, duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës,  emigrantët nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin, 1 aparat celular dhe me një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“Gjirokastër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 57”. U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 42-vjeçari (shtetas kosovar). Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Gjirokastër, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 57″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – D. R., 42 vjeç, banues në Kosovë. Ky shtetas është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel