Foto Ilustruese

Një 42-vjeçar ka humbur jetën në Berat, teksa priste dru në pyll.

Incidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 13:30, në fshatin Molisht.

Dyshohet se aksidentalisht një trung peme e ka zënë poshtë shtetasin me iniciale S. M. Ai kishte shkuar në mal për të prerë dru për përdorim në banesë, por si pasojë e goditjes, nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel