Iu gjet në banesë kokainë dhe kanabis, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari në Lushnjë

29/03/2023 10:20

Një 33 vjeçar është arrestuar në Karbunarë, Lushnjë pasi në banesën e tij iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së O. Sh,., lëndët narkotike të gjetura iu sekuestruan, gjithashtu edhe një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

33 vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

“Lushnjë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Monopatina”, i zhvilluar nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe ato të Forcës Operacionale të DVP Fier. Goditet një tjetër rast i shitjes në doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari, autor i dyshuar i këtij rasti, si dhe sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndëve narkotike, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie në Lushnjë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monopatina” në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -O. Sh., 33 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel