“E neveritshme…”/ Kievi paralajmëron Rusinë: Adoptimi i jetimëve të grabitur nga Ukraina, gjest i poshtër dhe i paligjshëm!

29/03/2023 17:10

Zëvendëskryeministri ukrainas ka paralajmëruar qytetarët rusë që të mos birësojnë fëmijët e “vjedhur” nga Ukraina dhe transportuar në Rusi.

Përmes një mesazhi në gjuhën ruse në platformën Telegram, Iryna Vereshchuk tha se ishte “veçanërisht e neveritshme” të mburresh publikisht për aktivitetin “ilegal”.

Më shumë se 16,000 raste të dëbimit të fëmijëve janë duke u hetuar nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin.

“Të marrësh fëmijët jetimë nga Ukraina dhe t’i dorëzosh për birësim shtetasve rusë është e paligjshme dhe e poshtër”– shkroi Vereshchuk, duke shtuar se: “Është veçanërisht e neveritshme kur njerëzit madje mburren publikisht për faktin se ata adoptuan fëmijë të grabitur gjatë luftës në Ukrainë.”

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhër-arresti për Vladimir Putin në fillim të këtij muaji, duke akuzuar Rusinë për dëbim të fëmijëve. Vereshchuk tha se “dhjetëra” rusë që kishin vendosur “të adoptonin jetimët e vjedhur nga Ukraina” herët a vonë “duhet të përgjigjen” për këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA