Organizonin sulme terroriste dhe operacione sabotimi ndaj shtetit, arrestohen 7 persona në Itali, dyshohet se janë ndjekës të anarkistit Alfredo Cospito

16/06/2026 16:46

Shtatë persona u arrestuan këtë mëngjes në Itali me dyshimin për sulme terroriste që synonin përmbysjen e rendit demokratik.

Sipas informacioneve të deritanishme, të arrestuarit ishin të vendosur në Romë dhe gjithashtu aktivë në Milano e Napoli.

Aktakuza përfshin sulme ndaj infrastrukturës publike, të cilat shkaktuan ndërprerjen e operacionit të tyre. Dy prej të arrestuarve akuzohen se, katër muaj më parë, kanë vendosur pajisje shpërthyese në linjën hekurudhore që lidh Romën dhe Firencen. Dëmi nga ky sulm u vlerësua në 455,000 euro.

Sipas prokurorëve, ky sabotim lidhej me Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina të këtij viti dhe me protestat dhe reagimet e dhunshme nga komuniteti anarkist kundër kushteve të ashpra të burgut të anarkistit italian Alfredo Cospito.

Top Channel