Në kuadër të një operacioni policor të koduar “Pjezga” janë sekuestruar armë zjarri dhe armë të ftohta në Shijak.

Të pajisur me armë zjarri dhe me armë të ftohta, policia arrestoi në flagrancë  babë e bir Gjelosh dhe Armando Hajdari.

Pistoleta u gjet në banesën e këtyre shtetasve, ndërsa armët e ftohta, në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë siguruar informacion se 2 shtetas mbanin pa leje armë zjarri dhe armë të ftohta dhe në kuadër të operacionit arrestuan shtetasit Gjelosh Hajdari, 52 vjeç dhe Armando Hajdari, 21 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Pjezgë, Shijak. Ndërsa pistoleta u gjet në banesë, dy armë të ftohta, një dorezë dhe shkop metalik u gjetën në automjetin e Armando Hajdarit.

Armët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Top Channel