Rrezik i ri për botën nga Ukraina, IAEA: Do shkrijnë reaktorët bërthamorë!

28/03/2023 08:23

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore jep alarmin se reaktorëve atomikë në Ukrainën e përfshirë nga lufta prej më shumë se një viti tashmë, u kanoset një rrezik i madh.

Mos ftohja siç duhet mund të sjellë shkrirjen e tyre. Kreui kësaj agjencie,  Rafael Mariano Grossi u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në qytetin ukrainas Zaporizhia, rreth 50 kilometra në verilindje të stacionit bërthamor me të njëjtin emër. Përmes një mesazhi në Tëitter, Grossi paralajmëroi mbi rëndësinë që ka stacioni hidro-elektrik në Dnipro për sigurinë e centralit më të madh bërthamor të Europës. Situata atje nuk po përmirësohet, ndërsa luftimet e vazhdueshme, kujtoi ai, bëjnë që ky central të mbetet gjatë gjithë kohës në pragun e një katastrofe.

 “E takova Zelenskyn në Zaporizhia dhe folëm gjatë mbi mbrojtjen e centralit atomic të Zaporizhias dhe stafit të tij. Unë përsërita mbështetjen e plotë të agjencisë tonë për objektet bërthamore të Ukrainës”, ka thënë Grossi në Twitter.

Më herët këtë muaj, luftimet ndërprenë furnizimin me energji për gjysmë dite, dhe stafi u detyrua të vinte në punë gjeneratorët. Kjo gjë e alarmoi Grossin. “Sa herë që ndodhin gjëra të tilla, ne luajmë me fatin. Dhe nëse e lejojmë këtë të ndodhë herë pas here, atëherë një ditë, fati do të na mbarojë”, u shpreh ai.

Gjashtë reaktorët në centralin e Zaporizhias janë fikur dhe aty funksionon vetëm një linjë furnizimi me rrymën elektrike që nevojitet për të parandaluar një shkrirje bërthamore. Është dashur herë pas here që të përdoren gjeneratorët me naftë për të furnizuar me energji sistemet e ftohjes.

Ukraina bëri thirrje për një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në përgjigje të njoftimit të Presidentit rus Vladimir Putin se synon të dislokojë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA