Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës.

Në Sukth automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital.

A. Xh., duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor që ndodhet në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi policisë: 

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, shtetasi A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel