Një marrëveshje e re tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë, do t’i japë mundësinë prodhimeve shqiptare të zënë vend tek raftet e marketeve italiane.

Për herë të parë prodhuesit e vajit të ullirit dhe verës made in Albania , do të kenë mundësinë të eksportojnë produktet e tyre drejt vendeve të europiane.

“Unë do ta quaja një moment historik, jo vetëm me firmosjen e një memorandiumi mirëkuptimi mes dy vendeve tona, i cili cel një dritare të re të një rrugëtimi të ri për të zhvilluar këtë zinxhir prodhues që ato të penetrojnë në tregjet lokale dhe ndërkombëtare. Qofshin këto në sektorin e ullirit në të cilin kam kërkuar një drejtim të ri të investimeve në këtë sektor qoftë në teknologji apo riorganizmin e sektorit.”– tha Minsitrja Frida Krifca

Por që fermerët shqiptarë të  kapin tregje të reja me çmimin që ata duan, më parë bujqit duhet të sigurohen të prodhojnë produkte cilësore, duke i qëndruar besnik rregullave të sigurisë ushqimore ka të BE.

Adriatiku nuk duhet të jetë vetëm një hapësire detare që na ndan, por edhe që na bashkon. Kjo do të bëj të mundur që Shqipëria  të prodhojë produkte cilësore  italiane, shqiptare apo ato italo-shqiptare në mënyrë që  këto prodhime të shkojnë në tregje të reja europiane që ju japin një vlerë akoma më të mirë.”– tha Francesco Llollobrigida

Kjo marrëveshje vjen si një lajm i mirë për fermerët e ullirit të cilët këtë vit  më shumë se kurrë kërkuan tregje jashtë kufijve të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA