“Sulmi terrorist ndaj Top Channel, goditje e fjalës së lirë”/ Salianji: Guximi i grupeve kriminale tejkalon çdo imagjinatë

27/03/2023 13:27

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dënuar sulmin ndaj Top Channel, duke e konsideruar atë një akt terrorist që kërkon përgjigjen e menjëhershme të institucioneve ligjzbatuese.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se ‘guximi i grupeve kriminale dhe ordinere për të goditur me plumba Top Channel kalon çdo imagjinatë për nivelin e sigurisë publike në vend dhe është shqetësues për çdo qytetar.’

 ‘Sulmi terrorist ndaj Top Channel është sulm ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes!

Akti terrorrist kërkon reagimin dhe përgjigjen e menjëhershme të institucioneve ligjzbatuese. Institucionet e Sigurisë duhet të kapin autorët dhe të zbardhin ngjarjen në kohën më të shpejtë! Drejtësia të japë dënimin më të ashpër!

Guximi i grupeve kriminale dhe ordinere për të goditur me plumba Top Channel kalon çdo imagjinatë për nivelin e sigurisë publike në vend dhe është shqetësues për çdo qytetar!

Qeveria, SHiSh dhe organet e drejtësisë duhet të kapin dhe nxjerrin para përgjegjësisë autorët nē kohën më të shpejtē duke i shtypur me forcën më tē madhe të ligjit!

Koha që institucionet të flasin me akte jo me fjalë! Ky është tejkalim i çdo kufiri!

Solidaritet për Top Channel dhe ngushëllime familjarëve të punonjësit të sigurisë!’- shkruan Salianji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA