Kjo e hënë është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë listat me kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilla bashkiakë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeje.
Partitë e mëdha ende nuk kanë dorëzuar listat.
Ndërkohë, partitë e vogla PDIU, PAA, PDS kanë depozituar emrat e kandidatëve në KQZ.
Edhe FRD ka depozituar emrat për disa bashki. Listat i ka sjellë me vendim të Kuvendit me firma mbështetëse të deputetit Edi Paloka.
As Partia Demokratike nuk ka gati listat me të gjithë kandidatët. Enkelejd Alibeaj vijon edhe sot mbledhjen me Kryesinë. Sikurse raporton gazetarja e Top Channel Elda Menga, kandidatët e Vaut të Dejes dhe Kurbinit pritet të tërhiqen dhe të mos ketë kandidatë të PD-së në këto bashki.
Mbrëmjen e kaluar, Kryesia e Partisë Demokratike zgjodhi kandidat për Bashkinë e Tiranës Roland Bejkon. Bejko do garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit me siglën e PD-së, përballë kandidatit të PS-së Erion Veliaj dhe Belind Këlliçit kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Top Channel