Presidenti austriak vizitë në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj! Seancë e posaçme në Kuvend

27/03/2023 10:23
Foto Ilustruese

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen zbret këtë të hënë për një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai do të pritet rreth orës 10:30 me ceremoni shtetërore nga presidenti Bajram Begaj për të vijuar me deklaratë për media rreth orës 11:45.

Me rastin e vizitës së presidentit austriak, në orën 13:00 do të mblidhet edhe Kuvendi për një seancë të posaçme, ku do të mbajë fjalën përshëndetëse.

Përgjatë vizitës shtetërore Presidenti Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë së bashku me Presidentin Begaj në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.

Agjenda e vizitës:

10:30  –  Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.

17:00 –  Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.

17:30 –  Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA) do të realizojë një tryezë diskutimi me institucionet që kanë përfituar projekte në fushën e drejtësisë, me prezencë të Presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, Ministres së Drejtësisë, Alma Zadić dhe Ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë Ulsi Manja.

Në axhendë është parashikuar nënshkrimi i “Deklaratës të Përbashkët” nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Ministri i Drejtësisë së Austrisë, Alma Zadić në prezencë të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Presidentit të Austrisë në Presidencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA