Presidenti Trump ‘snobon’ pjesëmarrjen e Iranit në Botëror: Nuk më intereson fare… 04/03 00:44
Ambasada britanike në Tiranë i është bashkuar reagimeve të shumta të cilat dënojnë me forcë sulmin terrorist ndaj Top Channel.
Përmes një mesazhi në faqen zyrtare, ambasada britanike i shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe të gjithë personave të prekur nga sulmi flagrant kundër medies së lirë.
“Shprehim tronditjen mbi incidentin e dhunshëm në Top Channel dhe shpresojmë që përgjegjësit të dalin sa më parë përpara drejtësisë. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen e viktimës dhe të gjithë personat e prekur”- shkruan ambasada britanike.
Top Channel