Shpërthen lënda plasëse me të cilën peshkonte në liqenin e Fierzës, ndërron jetë 50-vjeçari
26/03/2023 19:20
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Fushë-Arrëz, aty ku 50-vjeçari Pjetër Jahja ka ndërruar jetë pas shpërthimit të lëndës plasëse më të cilën peshkonte.
“Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës”, njofton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel