Vrau për gjakmarrje, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ndok Gjekën, çështja kthehet për rigjykim

02/07/2026 11:36

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Ndok Gjekën.

Gazetarja Anila Hoxha sqaron se çështja është kthyer për rigjykim.

Në vitin 2016, Ndok Gjeka 48-vjeç nga Lezha u dënua me 25 vite burg për vrasje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Ndok Gjeka ka vrarë në vitin 1998 Shtjefën Matian për gjakmarrje, ndërsa më pas është arratisur duke u fshehur në Greqi.

Top Channel