Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti viziton këtë të diel Tiranën.

Në këtë vizitë zyrtare, Kurti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla. Kryeministri i Kosovës do të pritet nga kryeparlamentarja në Kuvendin e Shqipërisë, rreth orës 11:30.

Marrëveshje e arritur ne Ohër mes Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë në fokus të bisedimeve mes tyre.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç më 18 mars në Ohër janë dakorduar për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve dhe aneksin e zbatimit. Palët janë zotuar që menjëherë të nisin zbatimin e pikës 7 të vetëmenaxhimit të komunitetit serbë më Kosovë dhe deklaratën e përbashkët për të pagjeturit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA