30/12 22:57
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet këtë të diel në Tiranë, për të diskutuar me kreun e shtetit dhe kreun e qeverisë shqiptare marrëveshjen e Ohrit.
Rreth orës 11:00, Kurti ka mbërritur në Presidencë, ku ka zhvilluar një takim të shkurtër, rreth 20 minuta me presidentin Bajram Begaj.
Më pas, Kurti ka ecur në këmbë drejt Kryesisë së Kuvendit, ku është pritur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk do ta presë Kurtin në Kryeminsitri, por në një drekë në vilën qeveritare.
Nuk ka ende deklaratë zyrtare se për çfarë është diskutuar, por paraprakisht mësohet se në fokus të diskutimeve është marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë.
Top Channel