Një qytezë e vogël është rrafshuar thuajse krejtësisht nga tornado që goditën mbrëmjen e së premtes Misisipin në SHBA.
Të paktën 23 janë viktimat e furisë së motit atje. Erërat e dhunshme shkulën çatitë e shtëpive si “të ishin prej kartoni” rrëfejnë banorët. Lagje të tëra u bënë rrafsh me tokën e mijëra vetë mbetën pa energji elektrike. “Kurrë në jetën time nuk kisha parë diçka të tillë”, than je prej tyre për CNN.
Shërbimi Kombëtar e Meteorologjisë pohoi se tornadoja që goditi qytetet e Silver City si dhe Rolling Fork, ka qene veçanërisht e egër. “Ky ishte një qytet i vogël i mrekullueshëm dhe tani është zhdukur,” tha plot keqardhje një zyrtar vendas. Forca e stuhisë ishte aq e madhe sa i bllokoi njerëzit në shtëpitë e tyre, duke nxitur përpjekje masive të kërkim-shpëtimit nga autoritetet vendase.
Ka pasur të paktën 11 raporte tornadosh në të gjithë Misisipin dhe Alabamën gjatë 24 orëve të fundit, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive. Këto raporte përfshinin stuhitë që prekën Rolling Fork e Silver City. Shërbimi i Meteorologjisë njoftoi se rreziku ende nuk ka kaluar dhe se po e vëzhgojnë me kujdes situatën.
Top Channel