Snoop Dogg thotë se dëshiron një rol në telenovelën britanike, ose në kurorëzimin e Karlit III në maj (fotot)

25/03/2023 21:41

Reperi i njohur amerikan i viteve 1990-të Snoop Dogg duket se ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e një seriali televiziv, saktësisht telenovelën e vjetër konservatore britanike ‘Coronation Street’, e cila ndiqet kryesisht nga mosha më të mëdha atje dhe ndjek ngjarjet e personazheve në “Rruga Coronation”, në një zonë te trilluar pranë Manchester, në veri te Britanisë.

51-vjeçari amerikan ka thënë së fundmi se është një tifoz i zjarrtë i programit dhe se do të dëshironte të ishte pjesë e tij, duke luajtur “çfarëdo roli që të kishin nevojë” shkruajnë mediat britanike.

“Më pëlqen shumë ‘Coronation Street’. Nëse ata më thërrasin do e bëj, luaj çfarëdo roli të kenë nevojë”, ka thënë Snoop Dogg për të përditshmen vendase The Sun, duke shtuar se vlerësonte në serial “kinematografinë, aktrimin dhe subjektin”, që sipas tij ishin më shumë reale sesa pjesa tjetër e serialeve në televizion.

“Mund të bëhem pjesë e saj sepse ka qenë pjesë e kulturës time”, shtonte ai së fundmi.

Por kjo duket se nuk është hera e parë që një figurë e njohur ndërkombëtare shpreh dashurinë tyre për serialin tradicional britanik ‘Coronation Street’.

Kantautori i njohur amerikan Bob Dylan gjithashtu ka thënë më parë se është një ndjekës i programit madje është ofruar të bëjë një rol.

Dhe në fakt ‘Coronation Street’ ka një histori me aktorë të ftuar të famshëm që janë shfaqur në role të vogla gjatë viteve.

Tashmë me interesimin e Snoop Dogg për t’iu bashkuar kastit mbetet për t’u parë nëse ai do të bëhet shtesa më e re e profilit të lartë për shfaqjen e shumë dekadave.

Në vitin 2015, muzikanti britanik Tinchy Stryder mori një rol të vogël në serial, si miku i afërt i personazhit të vjetër Dev Alahan.

Ndërkohë Snoop Dogg nuk ia kushton të gjithë vëmendjen telenovelës, pasi ka thënë gjithashtu se do të ishte i gatshëm të performonte dhe kurorëzimin e mbretit të ri Charles III i parashikuar per ne 6 maj.

FOTO GALERI
1/5
Snoop Dogg duket se ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e një seriali televiziv, saktësisht telenovelën e vjetër konservatore britanike ‘Coronation Street’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA