Ka rreth 30 minuta që në selinë e PS-së është mbledhur kryesia më në krye Ramën, e cila duhet të zgjedhë e ti japë dorën e fundit listës përfundimtare të ekipit, me të cilën socialistët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Vlen për t’u parë se kush do të zgjidhët për të kandiduar në bashkinë e Fushë Krujës, nëse do të kemi një rikandidim të Artur Bushit apo jo, që udhëhoqi rindërtimin pas tërmetit.

Pritet të gjendet një kandidaturë për Bulqizën pas arrestimit të Lefter Allës, sikurse edhe për Librazhdin, Kuçovën e Dimalën nuk është vendosur ende.

Mbetet për kryesinë për të zgjedhur se kush do të garojë në Himarë, nëse do të kemi një rikandidim të kryebashkiakut aktual, po ashtu do të vendoset nga kryesia edhe për Divjakën ndërsa sa i përket bashkive të tjera rreth 80% do të garojnë sërish.

Nga informacionet nga Vlora dy deputetë të këtij qarku kanë ambicien për të kandiduar për zgjedhje dhe deri diku kishin filluar fushatën por kjo nuk është pëlqyer nga Rama dhe prandaj ai vendosi që sot të mblidhje asambleja për të votuar dy propozime.

Atë të Fate Veliajt që ka marrë vetëm 50 vota dhe kandidatura tjetër ambasadori në Arabinë Saudite Ermal Dredha që ka marrë 199 vota, kështu do të jetë ai që do të përfaqësojë PS-në në Vlorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA