Rikthehet në kombëtaren e Spanjës, 35-vjeçari “sulmon” Luis Enrique-n

23/03/2023 20:19

Iago Aspak është rikthyer në kombëtares spanjolle pas plot katër vitesh. Kapiteni i Celta Vigo-s është i lumtur për ftesën e marrë nga trajneri Luis de la Fuente.

35-vjeçari, autor i 14 golave gjatë këtij sezoni në La Liga me Celtan e tij, nuk e kurseu një thumbim ndaj Luis Enrique-s, ish-trajnerit të Spanjës.

Është një krenari e madhe dhe një privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim. Do të kisha dashur të rikthehesha më shpejt. Por trajneri që ishte besonte se kishte lojtarë të tjerë më të mirë se unë.

Ishin momente të vështira, unë po bëja mirë me ekipin tim, por emri im nuk përfundonte kurrë në listën e lojtarëve të grumbulluar.

Nuk i kërkova kurrë shpjegime ish-trajnerit, as ai nuk më ka telefonuar kurrë. Nuk isha kurrë dakord me vendimet e tij, por asnjëherë nuk u ulëm të bisedonim”, theksoi sulmuesi galician.

Top Channel