
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë në shqyrtim ankimimin e Sali Berishës për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt për zgjedhjet vendore.
Përballë trupës së KAS përfaqësuesi ligjori i Rithemelimit, Ledio Nuraj, kërkoi pezullimin e regjistrimit me argumentin se kanë depozituar ankimim në Kolegjin Zgjedhor.
“Është shkelur besueshmëria e procesit zgjedhor nga të gjitha palët. Kërkojmë kundërshtimin e vendimit të KQZ, ku ka bërë regjistrimin e PD në zbatimit të vendimit tuja, po të paligjshëm dhe tejkalimit të çdo kompetence, ndryshimin, duke vendosur pezullimin e vendimit. Pavarësisht se vjen për të qeshur, se e dini dhe vetë që keni marrë një vendim koti. Argumenti se vendimi ishte menjëherë i zbatueshëm, për ne nuk qëndron”- tha Nuraj, duke shtuar se kryekomisioneri duhej të priste derisa vendimi të merrte formë të prerë dhe t’i kalonte të gjithë hapat.
Top Channel