Formacionit zyrtare, Mancini vë bast me Reteguin, Southgate i kthehet skemës së Evropianit

23/03/2023 20:15

Roberto Mancini ka vendosur të aktivizojë që nga minuta e parë në ndeshjen kualifikuese të Evropianit prurjen më të re  të sulmit, Retegui, pjesë e Tigres në kampionatin argjentinas, i dhënë në formë huazim nga Bocca Juniors.

23-vjeçari do të debutojë në përfaqësuese krah Berardit dhe Pellegrinit. Një bast ky i Mancinit me një futbollist që luan për herë të parë me fanellën e kaltër.

Southgate, nga ana tjetër, ndryshon rreshtim dhe rikthehen skemën 4-2-3-1 që e çoi në finalen e Kampionatit Evropian.

Itali (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Toloi, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Retegui, Pellegrini. Trajner: Mancini.

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice; Saka, Bellingham, Grealish; Kane. Trajner: Southgate.

Top Channel