Beteja brenda PD-së/ Foltorja kërkon të mos regjistrohet PD-ja e Alibeajt

23/03/2023 15:22

Shpresat e Sali Berishës për të garuar në siglën e Partisë Demokratike nw zgjedhjet e pranverës u shuan në të gjitha hallkat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KAS i dha goditjen e dytë Sali Berishës brenda një harku kohor të shkurtër duke rrëzuar padinë e tij që kërkonte pezullimin e vendimit derisa sa Kolegji Zgjedhor të thotë fjalën e fundit.

“Me shumicë votash rrezohet kërkesa… brenda pas ditësh mund të bëhet ankimimi në kolegj”, tha Ledio Braho.

Mes anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve nuk pati rrjedhje votash, të gjithë ishin në një mendje. Kundërshtinë më të madhe, Berisha e mori nga ish ministri i tij Ilir Rusmali.

Topi tashmë është në fushën e Kolegjin Zgjedhor, ku krei i foltores shpreson që Enkelejd Alibeaj t’i hiqet e drejta për të garuar me logon dhe vulën e PD-së në zgjedhjet e pranverës në mënyrë që ti hapet rruga regjistrimit nga e para të Partisë Demokratike, por këtë herë me kryetar Sali Berisha.

Akti i fundit i dramës së Berishës për të rimarrë kontrollin e krijesës së tij luhet të hënën e 27 marsit në kolegj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA