Ukrainasit nuk kanë qetësi, pasi janë goditur nga sulme ajrore ruse të cilat kanë shkatërruar ndërtesa.
Më e goditura është Zhaporizhia, aty ku mbeti I vrarë një person dhe u plagosën 25 të tjerë, identiteti I të cilëve nuk bëhet i ditur.
Pas shpërthimeve ndërtesat janë “pushtuar” nga zjarret, të cilat mbushët të gjithë zonën me tym. Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke nisur punën për shuarjen e flakëve.
“Isha në punë, fëmija ishte vetëm në shtëpi por është gjallë. Ai hyn në korridor kur ka një sulm ajror. Kjo i shpëtoi jetën”, u shpreh Svitlana-banore.
“Fillova të vishem i pari. Gjithçka filloi të derdhej mbi mua. Gjithçka filloi të shkërmoqet, rrëzohesha dhe më pas më duhej të zbrisja disi. Njërën derë duhej ta trokas me këmbë. Zbrita nëpër rrënoja. Nuk ka banesën tonë, as ballkon, asgjë. Zjarri arriti në banesën tonë”, tha Artem Mayboroda-banor.
“Atje, midis shkallëve, midis kateve ishte tmerr. Ka rrënoja. Xhami, betoni, gjithçka po shkërmoqet. Thjesht duhet të lëvizësh me kujdes”, deklaroi Artem Mayboroda-banor.
Prej më shumë se një viti Ukraina është në luftë, e cila ka shkatërruar shumë qytete. Sulmet e vazhdueshme ajrore nuk kanë kursyer as civilët, duke bërë që numri të rritet ditë pas dite.
Ndërtesat që dikur ishin të banuara nga ukrainasit, sot nuk ka mbetur gjë tjetër veçse gërmadhave.
Top Channel