VIDEO/ Messi del për darkë, çmenduri çfarë bëhet jashtë restorantit në Buenos Aries

21/03/2023 12:46

Është një çmenduri e vërtetë ajo çfarë ndodh në Argjentinë kur Lionel Messi del për të darkuar.

Ndërsa ndodhet në Buenos Aries, mbrëmjen e së hënës sulmuesi i Paris Saint-Germain doli për të darkuar jashtë, por ky lajm me sa duket u përhap me shpejtësi.

Brenda pak minutave një turmë bllokoi trafikun edhe në lagjen Palermo të Buenos Aries, pasi donin të shihnin nga afër kampionin e tyre të Botës.

Messi ndodhet në Argjentinë me kombëtaren e tij, ku të premten do të luajë një ndeshje miqësore kundër Panamasë në “Monumental”./ SuperSport

FOTO GALERI
1/8

Top Channel