Një krokodil u kap në kamera duke vjedhur një termus plot me alkool nga një grup njerëzish që po bënin piknik në Afrikën e Jugut.

Incidenti ndodhi në Rezervën e Lojërave Rietspruit, e cila është rreth 3.5 orë me veturë larg nga Johannesburg, e vendosur në ultësirat e maleve Waterberg.

“Rowena Mould, pensioniste 70-vjeçare dhe Davout Wolhuter ishin duke u relaksuar në Rezervën e Lojërave Rietspruit. Gjithçka po shkonte mirë derisa një krokodil doli nga uji”, zbuloi Latest Sightings.

Wolhuter publikoi videon në mediat sociale duke treguar zvarranikun masiv që mbështet nofullat e tij në një ftohëse, raporton Foxnews.

“Hajde kroki, nuk jemi duke luajtur kriket. Jo. Kthehu përsëri në ujë”- dëgjohet Wolhuter duke thënë në video.

Videoja shfaq edhe një tjetër krokodil që po pret aty pranë në ujë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel