Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur mospranimin e ankesës së familjarëve të Ervis Martinajt për sekuestrimin e 34 pasurive të shumëkërkuarit.
Me anë të një komunikimi për mediat bëhet me dije se është lënë në fuqi vendimi pasi ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri kryesisht në Fushëkuqe, Patok dhe Lezhë janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se gjashtë muajsh.
Urdhri për sekuestro i firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurori Behar Dibra dhe prokurorja Enkeleda Millonai nisi të zbatohej prej mëngjesit të kësaj të mërkure.
Këto pasuri tashmë janë në përdorim dhe administrimi të agjencisë për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.
Lista me pasuritë e sekuestruara:
Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
Subjekti “Ervis Martinaj”
Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
Subjekti “Drenica Martinaj”
Subjekti “V.K”
Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
Arë me sip.7 000 m2 në Patok
Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
Llogari kursimi për fëmijë
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më datë 17.03.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 48 akti, datë 07.03.2023 regjistri, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit V.K., A.K., M.M., V.M., E.M., D.M., E.M., R.M., D.K., A.K. F.V., kundër vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi sekuestrimin e 34 pasurive.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ngritur nga avokati Mirash Martini në emër dhe për llogari të z. E.M.
– Ti njoftohet ky vendim avokatit Mirash Martini.
– Miratimin e vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa i përket ankuesve V.K., A.K., M.M., V.M., D.M., E.M., R.M., D.K., F.V.
Top Channel