Gazetari francez Olivier Dubois dhe punonjësi amerikan i ndihmës Jeffery Woodke ishin sot prezentë në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Niger, pasi ishin mbajtur peng prej vitesh nga militantë islamistë në vend.
Dubois ishte rrëmbyer në Mali në vitin 2021, ndërsa Woodke u rrëmbye në Nigerin fqinjë në vitin 2016.
“Pas shtatë muaj përpjekjesh, autoritetet e Niger arritën lirimin e dy pengjeve nga grupi terrorist ‘JNIM’ që vepron në rajonin e Afrikës Perëndimore e Sahel,” tha ministri i brendshëm i Niger, Hamadou Adamou Souley para gazetarëve teksa dy pengjet e liruara qëndronin përkrah atij.
Dubois, i cili ishte zhdukur nga veriu i Mali, në qytetin Gao në prill 2021, në gusht u shfaq në një video ku luste autoritetet të bënin gjithçka për ta shpëtuar nga pengmarrësit e tij.
“Është një sukses i madh që jam këtu sot. Nuk e prisja këtë, jam i lodhur por jam mirë”, tha ai.
Top Channel