Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varheleyi ka përshëndetur arritjen e një dakordësie në takimin e 18 marsit në Ohër, ku kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiç ranë dakord për implementimin e zbatimit të marrëveshjes më 27 shkurt në Bruksel.
Varhelyi ka potencuar se përkushtimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE.
“I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit”, shkruan Komisioneri për Zgjerim në Tëitter.
Vlen të theksohet se, Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Sakaq, Kurti thekson se palët kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, mirëpo Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë.
Top Channel