Renditja e UEFA-s/ Kryesojnë Bayern e Man. City, ngjitet Roma

19/03/2023 15:55

Është përditësuar renditja e UEFA-s për klube, teksa vijon të kryesojë Bayerni i Mynihut, me 135 pikë, po aq sa ka edhe Manchester City i vendit të dytë.

Të dy skuadrat shorti i ka vënë përballë njëra-tjetrës në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe vetëm njëra do të mund të kryesojë e vetme këtë renditje, pas datës 18 prill.

Podiumi plotësohet nga Chelsea që ka 126 pikë, ndërsa 10-shja mbyllet nga dy italianet, Juventusi me 96 dhe Roma me 89. Vetëm vendi i 12 për Interin, që ka 87 pikë, ndërsa Napoli pozicionohet i 20-i me 84 pikë dhe Milani i 36-i me 46 pikë./ Super Sport

Top Channel