Red Bull dominon në Arabinë Saudite, Verstappen rikuperon 13 pozicione/ Përmirësohet Mercedes

19/03/2023 20:47

Ashtu si në garën e parë sezonale në Bahrein, Red Bull ia del të dhurojë shoë edhe Arabinë Saudite. Dy pilotët e skuderisë austriake, Sergio Perez dhe Max Verstappen u renditen respektivisht në vendin e parë dhe të dytë.

Në fakt, gara për meksikanin ishte më e lehtë duke qenë se u nis nga pozicioni i parë dhe e humbi atë vetëm për pak xhiro kur Fernando Alonso mori kryesimin. Megjithatë, në fund ishte Perez që iu gëzua triumfit.

Nga ana tjetër, ishte e gjitha një garë në malore për Verstappen. Holandezi u nis nga vendi i 15-të por nisi që në start parakalimet dhe pas futjes së makinës së sigurisë në pistë pas daljes së Stroll, ia doli të përfitonte edhe më shumë pozicione.

Në fund, dy herë kampioni i botës rikuperoi plot 13 pozicione për t’u renditur në vendin e dytë. I treti në podium u ngjit George Russell me Mercedes që tregoi përmirësime nga gara e parë, teksa në vend të katërt u pozicionua veteran spanjoll, Fernando Alonso.

Vetëm vendi i pestë për Leëis Hamilton ndërsa pas britanikut u renditën dy pilotët e Ferrarit, Carlos Sainz dhe Charles Leclerc. Ocon, Gasly dhe Magnussen ishin pilotët që nbyllën 10-tëshen e parë. Gara e radhës zhvillohet në Australi më datë 2 prill.

Top Channel