Gol spektakolar, Bregu frymëzon përmbysjen te Boluspor

19/03/2023 16:29

Dejve Bregu gjen sërish golin në Turqi, të katërtin sezonal. Sulmuesi vlonjat shënoi një gol spektakolar në minutën e 51-të të takimit Boluspor-Keciorengucu, duke rikthyer përkohësisht baraspeshën për vendasit.

Një goditje dënimi në pozicion të prirët, ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Bregu, u ndal në rrjetë, pasi u përplas fillimisht me traversën.

Ky gol ngriti entuziazmin e vendasve, që vetëm pak minuta më vonë, shënuan sërish në portën e Keciorengucu. Në shtesë vendasit gjetën edhe golin e tretë duke kompletuar përmbysjen.

Me këtë fitore, Boluspor i afrohet më shumë zonës Play Off për ngjitjen në elitë, ndërsa Bregu konfirmohet lider më 4 gola të shënuar dhe tre asiste.

Top Channel