Dani Alves hyn në grevë urie, bashkëshortja i kërkon divorcin

19/03/2023 17:57

Dani Alves hyn në grevë urie. Ish-mbrojtësi i Barcelonës është në burg prej më shumë se 50 ditësh, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 23-vjeçare në një klub katalanas.

Pak ditë më parë, brazilianit i ka shkuar kërkesa për divorc, nga ana e bashkëshortes Joana Sanz dhe sipas mediave spanjolle, e ka përjetuar shumë keq.

Dani Alves mësohet se është tronditur shumë nga vendimi i bashkëshortes dhe ka hyrë në grevë urie, teksa konfirmohet se prej të paktën dy ditësh refuzon të ushqehet në burg.

Mbrojtësi 38-vjeçar u arrestua më 30 janar, pas denoncimit të një 23-vjeçareje se e ka përdhunuar në ambientet e një klubi nate, në Barcelonë.

Top Channel