Pas 1 jave në burg, Diana Bahçja, është rikthyer tek djali i saj i sapolindur.

“Për mua ishte shumë e vështirë, nuk e përballoja dot, me zor kam ndenjur atje duke qarë ditë natë”, është shprehur Diana Bahçja.

E gëzuar nga liria qe fitoi, ajo thotë se i ka treguar policëve që ka lënë djalin 8 ditësh në shtëpi por ata nuk e morën parasysh dhe e arrestuan.

“Thjesht thoshin je e dënuar 1 muaj dhe 10 ditë, ata të Tiranës më thanë 1 muaj e 20 ditë. Erdhën të Tiranës, më morën në Shkodër”, ka thënë Diana Bahçja.

“A i tregove ti që sapo kishe lindur?”

Diana Bahçja: Po.

“Cila ishe përgjigjia?”

Diana Bahçja: Asnjë gjë, nuk duam t’ia dimë. Unë për këtë fakt nuk kam qenë në dijeni fare, as për gjobën, as për dënimin, as për asnjë lloj gjëje. Thjesht ka ardhur ai zotëria këtu tek shtëpia dhe më ka marrë.

Gjendja shëndetësore e djalit të vogël fatmirësisht është e mirë dhe kjo falë kujdesit të një fëmije tjetër, kushërirës vetëm 11 vjeçe.

“Ishte e vështirë?”

Mirfata Bahçja: Po shumë e vështirë 2 ditët e para.

“Po kur ka qarë si e ke bërë?”

Mirfata Bahçja: Kur ka qarë i kemi vënë biberonin.

“Edhe për ta ushqyer, e ke ushqyer ti?”

Mirfata Bahçja: Po.

“Si e ke përgatitur ushqimin?”

Mirfata Bahçja: I kam përgatitur qumështin si na ka thënë doktori dhe ia kemi bërë.

“Si e ke bërë”

Mirfata Bahçja: 30 gram në ujë të vakur, 30 gram një lugë.

“Dhe i ke dhënë bebit?”

Mirfata Bahçja: Po.

Gjobën e gjykatës, janë vetë ofruar për ta paguar qytetarë të ndryshëm.

Top Channel