Kjo është Diana Bahçja. Për 10 ditë ajo ka qëndruar në burgun e grave në Tiranë kur duhet të ishte pranë shtratit të të porsalindurit të saj.
Nga kafazi i xhamtë i gjykatës së Tiranës ku u paraqit mesditën e sotme për të kërkuar mëshirë ajo kërkonte me sy bashkëshortin për ta pyetur për foshnjën.
Një ditë para ditës ndërkombëtare të grave Diana Bahçja u vendos në pranga me akuzën e braktisjes së fëmijës nga martesa e parë.
Por ekzekutimi i këtij vendimi paradoksalisht e ndahu nga fëmija i saj i dytë që me arrestimin e të ëmës iu mohua dhe qumështi i gjirit deri ditën e sotme ku gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë.
Për shkak të kushteve të vështira ekonomike çifti i ri e ka të pamundur të paguajë gjobën e vendosur nga gjykata, por e reja nuk do të rikthehet në burg pasi shumë qytetarë janë ofruar ta paguajnë pasi janë prekur nga historia e saj në media.
Top Channel