Fibank Albania raportoi rezultatet për vitin 2022 dhe treguesit e performancës së saj financiare ishin më të lartat në sistemin bankar, me RoE prej 20% dhe RoA prej 2%.
Gjithashtu, ajo që e bën vitin 2022 absolutisht vitin më të mirë deri tani ishte fitimi neto prej 7.7 milionë euro, më i larti i regjistruar ndonjëherë dhe rritja e kredive me 30%, më e larta në sistemin bankar.
Rritja me më shumë se 25% në secilin nga 3 komponentët kryesorë, totali i aktiveve, depozitave dhe kapitalit ishte një tjetër tregues i qartë i rritjes së qëndrueshme të Fibank.
Z. Bozhidar Todorov, CEO i Fibank Albania: Jam jashtëzakonisht i kënaqur të përsëris pothuajse të njëjtën fjali për disa vite me radhë se ishte viti më i mirë! Ne kemi vazhduar të kemi rezultate gjithnjë e më të mira vit pas viti dhe është impresionues fakti se sa pozitivisht ndikon kjo gjë në frymën tonë të ekipit si edhe marrëdhëniet me partnerët e me klientët tanë.
Grupi Fibank ka një objektiv shumë të qartë për një prani të fortë në Shqipëri me një bankë në rritje që luan rolin e saj në sistemin bankar shqiptar.
Objektivat kryesore strategjike të Fibank Albania në periudhën e ardhshme janë produktet retail dhe digjitalizimi i mëtejshëm i shërbimeve për një eksperiencë inovative dhe të përmirësuar të klientit.
Fibank po vazhdon të hartojë produkte interesante dhe inovative duke synuar të kombinojë tiparet më optimale të produkteve në avantazh të klientëve të saj dhe t’i lejojë ata të menaxhojnë sa më mirë financat e tyre si për depozitimin e parave ashtu edhe për nevojat e tyre për kredi.
Top Channel