Elton Meço nga fshati Daullas njësia administrative Libofshë, pas 10 vite emigrim në Itali ku punonte ne serat me vreshta,mendoi qe te kthehej ne vendlindje dhe me kursimet e mbledhura të ndërtonte një sere me hardhi.

Fale përvojës se marrë në shtetin fqinj dhe kushteve klimaterike në zonë prodhimi ishte i mbare. Eltoni e shtoj sipërfaqen e serave vit pas viti dhe sot ka një sipërfaqe prej 2 hektarë me hardhi.

Pjesën më të madhe të prodhimit rreth 80% e çon për eksport dhe pjesa tjetër shkon ne tregun vendas.

“Në fillim kemi hasur vështirësi për gjetjen e tregut”- shprehet Meço por krijimi i pikave të grumbullimit na e ka lehtësuar punën dhe tregu është i sigurt për te gjithë fermerët qe kultivojnë hardhi në këtë zonë.

Duke ndjekur traditën e familjes dhe fale përfitimit nga skemat  e subvencionimeve Eltoni përveç sipërfaqeve me sera ka shtuar edhe 20 hektarë toka te mbjella me drithëra dhe një pjesë të madhe tokave i ka marrë me qira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA