Vodhi pikturat e Picasos dhe i shiti me vlerë qesharake, dënohet me 4 vite burg shtetasi kosovar në Zvicër

15/03/2023 14:30

Një 37-vjeçar më shtetësi të dyfishtë kosovare dhe serbe është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim në Zvicër, pasi kishte vjedhur piktura të Pablo Picassos në shtëpinë e një pensionisti dhe i kishte shitur në treg për 150 euro

37-vjeçari bashkë me një person tjetër në tetor të vitit 2020 kishin kryer vjedhjen në Weinfeld TG të Zvicrës, , shkruan “St. Galler Blatt”. Lidhën pensionisti 80-vjeçar para se të kryeninin vjedhjen.

Raportohet se shuma totale e vjedhjes ishte 75 mijë franga. Në mesin e sendeve që vodhën ishin dy piktura të piktorit të famshëm Pablo Picasso, vlera e të cilave në treg sillet rreth 50 mijë franga zvicerane.

Autori u dënua duke u bazuar në gjurmët që la. Se ku gjenden pikturat e Picassos, ai ka thënë në gjykatë se nuk e di, ndërsa ka treguar se i shiti me çmim të ulët në treg në Thurgau.

“Ishin false, i kam shitur në treg për 150 euro”.

Ai ka treguar se ishte një vjedhje e planifikuar. Ai duke u përgjigjur në sallën e gjyqit, po përpiqej të mbante lotët dhe tregoi se kishte humbur gjithçka duke luajtur poker. Të moshuarit nuk doja t’i bëja keq, është shprehur ai.

Një ditë më pas, ndalova pranë shtëpisë dhe pashë nëse i moshuari kishte mundur të lirohej”.

Gjykata e ka dënuar kosovarin me katër vjet e gjysmë burg. Pas kësaj, ai duhet të largohet nga Zvicra për dhjetë vjet dhe të paguajë shpenzimet e gjyqit dhe një dëmshpërblim prej 25.680 franga për sendet e vjedhura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA