Sindikatat britanike kërcënojnë më shumë kaos transporti teksa grevat e metrosë ‘bllokojnë’ Londrën (fotot)

15/03/2023 15:20

Sindikatat britanike të punës kërcënonin sot më shumë largime nga puna teksa greva e metrove në Londër la mijëra njerëz pa transport për kthimin në shtëpi.

Linjat ‘Docklands Light’ dhe ‘Elizabeth Line’ në kryeqytetin britanik ishin pezulluar teksa turma njerëzish shiheshin të mbushnin autobusët, pas grevës së mijëra punonjësve në disa sektorë të industrisë.

Krerët e sindikatave thanë se të tjera trazira priten pas konflikteve me përfaqësues të qeverisë për rrogat, pensionet dhe kushtet e punës.

Përfaqësuesi i sindikatës ‘Aslef’, Finn Brennan tha për rrjetin BBC jashtë stacionit të Brixton në jug të Londrës, se i vjen keq për udhetarët e prekur nga grevat por me shumë gjasa ato do të vazhdojnë.

Ai shtoi: “Jemi gati të negocjojmë për ndryshimet por nuk jemi gati të pranojmë ndryshime të imponuara”.

Brennan, i cili ka punuar me metronë e Londrës prej 33 vitesh tha më tej: “Kjo është sigurisht greva më e madhe që prej viteve ’80 apo fillimit të viteve ’90s, por mbështetja e anëtarëve është e madhe, ata janë të vendosur të mbrojnë kushtet e punës dhe pensionet e tyre”.

Grevat u dënuan nga kryeministri Rishi Sunak, i cili i bëri thirrje kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan të bënte më shumë për të ndaluar konfliktet.

Mes grevistëve të tjerë sot në Angli ishin mësues, pedagogë, punonjës civilë, shoferë metrojë dhe gazetarë të rrjetit shtetëror BBC.

Megjithë bisedime të mbajtura me përfaqësues të qeverisë, grevat e sektorit publik mbeten në udhëkryq.

FOTO GALERI
1/9
Sindikatat britanike të punës kërcënonin sot më shumë largime nga puna teksa greva e metrove në Londër la mijëra njerëz pa transport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA