Pa shami e me barkun jashtë, pesë iraniane kërcejnë në rrugë: Reagojnë autoritetet!

15/03/2023 12:35

Videoja e tyre u përhap me shpejtësi, por euphoria ia la shpejt vendit shqetësimit rreth situatës së pesë vajzave të reja iraniane, të cilat guxuan të sfidojnë autoritetet duke kërcyer në rrugë në lagjen e Teheranit Ekbatan nën tingujt e këngës “Calm Down”.

Vajzat jo vetëm nuk mbanin shami në kokë, por kishin veshur edhe bluza të shkurtra që i ekspozonin barkun.

Pretendohet se vajzat janë arrestuar e janë detyruar të rrëfejnë nën presion se i vjen keq për gjestin e tyre. Videoja e kërcimit të tyre u përhap me shpejtësi në TikTok dhe platforma të tjera sociale javën e kaluar, teksa kremtohej Dita Ndërkombëtare e gruas në 8 mars. Aktivistë nga zona e Ekbatanit, e postuan fillimisht filmimin në Telegram dhe Twitter.

Ata thonë se shumë shpejt pas kësaj, autoritetet vendase zbarkuan në zonë duke pyetur banorët nëse i njihnin vajzat në fjalë. Në Republikën Islamike është e paligjshme për femrat që të kërcejnë në publik, dhe të mos mbajnë shami në kokë.

Heqja e këtij detyrimi ka qenë një prej kërkesave kryesore të pjesmarrësve në protestat masive që shpërthyen në shtator anekënd vendit pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në duart e policisë së moralit, që e kishte ndaluar për shkelje të kodit të veshjes me pretendimin se nuk po e mbante sikurse duhet shaminë e kokës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA