Jahti i ri 170m i Jeff Bezos del në lundrim, pas çmontimit të urës për ta nxjerrë nga kantieri holandez (fotot)

15/03/2023 16:54

Jahti $500 milionësh i biznesmenit Jeff Bezos ka dalë më në fund në lundrim me titullin e “anijes më të lartë në botë”, teksa një urë u desh të çmontohej për kalimin e tij jashtë kantierit të ndërtimit në Holandë.

Zhvillimi vjen teksa miliarderi thuhet se po numëron javët para se anija e tij private 75 metra e lartë të mbërrijë në destinacion.

Në pamjet e fundit shihej jahti që bënte lundrimin e tij të parë në deti e Veriut teksa ishte larguar nga Holanda më 13 shkurt.

Anija gjigante detyroi çmontimin e një pjesë të urës Koningshaven në gjirin e Rotterdam për të kaluar, me direkët e saj të ekzagjeruar.

Jahti njihet tashmë me emrin Koru, që në gjuhën Maori do të thotë “Fillime të reja”.

Pronari i rrjetit Amazon ka porositur ndërtimin e barkës që prej vitit 2018 – me një faturë të rëndë çmimi prej rreth $500 milionë.

Por gjithsesi kjo nuk besohet se po dëmton shumë portofolin e Bezos, duke marrë në konsideratë renditet si i treti më i pasuri në botë me më shumë se 100 miliardë dollarë.

Kantieret holandeze Oceanco, ishin fituese të kontratës shumë milionëshe për ndërtimin e tij.

Barka tre direkë është më shumë se 10 metra e gjatë dhe 75 meta e lartë, dhe zotëron një pishinë noti në bord.

Ajo ka gjithashtu një pistë uljeje helikopteri për Bezos dhe miqtë e tij të famshëm dhe mund të mbajë gjithashtu një barkë ndihme 75 metra të gjatë.

Mobilimi i brendshëm raportohet se është influencuar nga Eos, një tjetër jaht 100 metra i gjatë në pronësi të mikut të tij të ngushtë Barry Diller, ish-drejtuesi i rrjetit Fox.

Koru i bashkohet kështu flotës së superjahteve dhe avionëve që zotërohen nga Bezos dhe e dashura e tij ish-prezantuese Lauren Sanchez.

Kostot e mirëmbajtjes së barkës luksoze janë rreth $25 milionë në vit, të cilën Bezos besohet se do të mund të përdorë pas dy muajsh.

Zhvillimi vjen teksa milioneri bëhet gati të shesë gazetën e tij Washington Post sipas mediave vendase.

Washington Post u ble nga Bezos në 2013 për një shumë të llogaritur në $250milionë.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA