Tik Toku edhe pse shpeshherë gjykohet si një hapësirë pa filtra dhe e dëmshme për të rinjtë, aty nuk mungojnë edhe shembujt frymëzues.

Një prej tyre është Alesia Krasniqi, ose siç të gjithë e njohin si baresha e Deçanit. Ajo është vetëm 14 vjeçe, por në rrjete sociale të familjarëve gjithmonë zgjedh të shfaq me krenari lidhjen e fortë me motivet shqiptare.

Pasi mbaron shkollën, pa lënë pas dore mësimet, ajo ndihmon prindërit me ruajtjen e bagëtive, teksa nuk e heq librin nga dora.

Alesia përvec thjeshtësisë dhe dëshirës për të kontribuar në familje, spikat me zërin e saj të bukur. Gjatë qëndrimit me delet, ajo ushtron talentin e saj dhe këndon me pasion këngë për atdheun.

Malësorja e Deçanit është shumë e famshme në Tik Tok e jo vetëm ku merr përgëzime në komente për modelin e mirë që përçon te të rinjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA