Shpërthen vullkani Merapi në Indonezi, ngrihet alarmi në të gjithë zonën përreth

11/03/2023 17:26

Vullkani Merapi në Indonezi ka shpërthyer, duke ngritur në ajër shtëllunga tymi me lartësi 100 metra.

Nuk raportohet për viktima, por hiri vullkanik preku të paktën tetë fshatra dhe mbuloi diellin gjatë gjithë ditës.

Autoritetet vendase kanë deklaruar se banorët nuk u evakuuan menjëherë, por do të bëhet vetëm nëse llava do të shkojë më larg se shtatë kilometra.

Menjëherë pas shpërthimit të fuqishëm autoritetet janë vënë në gatishmëri për të marrë situatën nën kontroll, njëkohësisht u anuluan të gjitha aktivitetet turistike.

Banorët duhet të qëndrojnë larg epiqendrës së shpërthimit 4.3 milje, për të shmangur fatkeqësitë.

Vullkani Merapi gati 3000 metra i lartë është ndër më aktivët e Indonezisë. Shpërthimi i fundit i madh i vullkanit ishte në vitin 2010, kur mbi 300 njerëz u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u zhvendosën.

Indonezia, vendi i afro 130 vullkaneve aktive, ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku takohen pllakat kontinentale, të cilat shkaktojnë aktivitet të lartë vullkanik dhe sizmik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA