Shënoi ndaj Atalanta-s, Rrahmani: Sot ishte e vështirë, por po argëtohemi shumë

11/03/2023 22:35

Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, ka folur për mediet pas suksesit ndaj Atalantës, ku ai ishte autori i një prej golave në triumfin 2-0.

Mbrojtësi dardan theksoi se është u duke u argëtuar gjithmonë e më shumë.

“Ne ishim duke bërë shumë mirë, patëm një seri fitoresh, pastaj u lëndova dhe bashkëlojtarët e mi bënë një punë të shkëlqyer. Po argëtohemi duke luajtur mirë, ishte e vështirë sonte. Kim ka një problem të përsëritur, por për fat nuk është asgjë serioze”, deklaroi ai.

Top Channel