BBC pezullon prezantuesin sportiv Gary Lineker për kritikat ndaj politikës së refugjatëve (fotot)

11/03/2023 17:39
Gary Lineker

Rrjeti shtetëror britanik BBC duket se po përballet me një numër në rritje kritikash për pezullimin e ish-yllit të futbollit dhe prezantuesin e saj Gary Lineker, pas komenteve ku ai kritikonte politikat e qeverisë për azil-kërkuesit.

Një numër gazetarësh e futbollistësh kanë dalë në mbrojtje të Lineker, duke akuzuar rrjetin për njëanshmëri politike dhe shtypje të lirisë së shprehjes, çka ka marrë lavde nga politikanët konservatorë ne vend.

Lineker nga drejtimi programit të ndjekur të komentit të futbollit ‘Match of the Day’ pas një postimi në rrjetet sociale ku krahasonte gjuhën e parlamentarëve mbi refugjatët, si “ajo që përdorej gjatë Gjermanisë naziste”.

Programi i mbrëmjes së të shtunës në BBC pas ndeshjee të kampionatit, u zëvendësua nga një episod të “blerjes së mobiljeve antike” Bargain Hunt.

Ndërkohë një numër kolegësh të programit të Lineker kanë thënë se nuk do të punojnë pa të, kurse BBC ka thënë se programi i ndjekur sportiv Match of the Day do të vijojë transmetimin pa prezantuesin dhe komentatorët.

Lineker, i cili ka luajtur futboll me skuadra si Barcelona, Tottenham, Everton e Leicester, ka qenë golashënuesi më i mirë në kupën e botës 1986 me Anglinë.

Konflikti nisi me një postim në llogarinë e Lineker e cila ka 8.7 milionë ndjekës, ku planet e qeverisë për dëbimin e emigrantëve që vinin me gomone përshkruheshin si “politikë mizore ndaj më të dobtëve, jo ndryshe nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet 19390-të.”

Dje BBC tha se 62-vjeçari Lineker do të “tërhiqet” nga posti “deri në përcaktimin e një pozite të qartë mbi përdoriin e rrjeteve sociale”.

Vetë Lineker ende nuk ka komentuar publikisht.

FOTO GALERI
1/3
Gary Lineker u pezullua pas komenteve ku ai kritikonte politikat e qeverisë për azil-kërkuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA